S’ka fëmijë në mesin e të vdekurve nga aksidenti në Lisbonë NULL NULL 04.09.2025 12:48 04.09.2025 12:48 AP - gusht 2023 Nuk ka fëmijë në mesin e personave që humbën jetën nga aksidenti i tramvajit në Lisbonë. Deri në këto momente, mediat e huaja raportojnë se numri i të vdekurve ka shkuar në 17, transmeton Klankosova.tv. Shtatë burra dhe tetë gra janë identifikuar, ndërsa detajet e dy personave që vdiqën gjatë natës ende nuk janë publikuar. Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur, por hetimet e drejtuara nga policia, autoriteti kombëtar i sigurisë së transportit dhe kompania që drejton teleferikun 140-vjeçar “Gloria”, janë duke u zhvilluar. Shkon në 17 numri i të vdekurve pas aksidentit të tramvajit në Lisbonë