Sixers i ndan rrugët me Doc Riversin NULL NULL 16.05.2023 17:53 16.05.2023 17:53 Philadelphia 76ers i ka ndarë rrugët me trajnerin Doc Rivers pas elimimit zhgënjyes në cerekfinalen e NBA-së. Raportet për shkarkimin e tij nga Sixers vijnë nga gazetari i mirënjohur, Adrian Wojnarowski. Riversi nuk arriti të shkojë më larg as sivjet, duke humbur ndaj Boston Celticave ndonëse i kishte dy MVP në ekip, Joel Embiidin dhe James Hardenin.