Sixers humb në shtëpi nga Raptors (VIDEO) NULL NULL 21.03.2022 17:17 21.03.2022 17:17 Philadelhpia 76ers ka pësuar humbje në shtëpi nga Toronto Raptors me rezultat 88-93. Pascal Siakam udhëhoqi kanadezët drejt fitores me 26 pikë e 10 kërcime, i përcjellë nga Precious Achiuwa me 21 pikë e nëntë kërcime. Në anën tjetër, bashkëkombësi i Siakamit, Joel Embiid, ishte pikëshënuesi më i mirë te vendësit, duke realizuar po aq sa Precious Achiuwa, por duke i shtuar edhe 13 kërcime.