Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme

NULL NULL
28.06.2026 09:16

Në këtë sezon vere Gjirokastra po përballet më një rritje të ndjeshme të fluksit të turistëve ndërkohë që kapacitetet hoteliere janë të pamjaftueshme për akomodimin e tyre. Prej fillimit të vitit Gjirokastra ka mirëpritur rreth 100 mijë turistë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk kanë mundësi të akomodohen në qytetin e gurtë.

Turistët kryesisht të huaj përgjatë orëve të ditës vizitojnë qytetin e gurtë ndërsa në mbrëmje për shkak të mungesës së bujtinave dhe hoteleve udhëtojnë për t’u akomomoduar në qytetin e Sarandës, raporton Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

“Një pjesë e madhe e grupeve duke mos pasur mundësi akomodimi në Gjirokastër largohen drejt Sarandës, në qytetin tonë çdo ditë pas orës 11.00 ka një numër shumë të lartë vizitorësh janë pothuajse të mbushura kalldrëmet dhe pikat turistike të Gjirokastrës, të cilat janë të vizitueshme kalaja, muzetë dhe pastaj në mbrëmje ka një zbehje të kësaj sepse janë vetëm ata që akomodohen nëpër hotele”, thotë Maksim Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë, Gjirokastër.

Problematikë në këtë periudhë për sektorin e turizmit është edhe zhvlerësimi i kursit të monedhës euro duke sjellë probleme ekonomike për ecurinë e biznesit lokal në Gjirokastër.

“Sektori i turizmit në këtë moment që flasim po merr një goditje që nuk flitet por është nga pjesa e shkëmbimit valutor, turizmi punon me euro kontratat mbyllen me euro, pagesat bëhen me euro, të gjitha këto në shpenzimet që paguan biznesi i turizmit janë me lekë dhe thjesht nga shkëmbimi i kursit,nga shkëmbimi i valutës ka një humbje rreth 25%-30%”, shprehet ai.

Tashmë turizmi është një prej sektorëve prioritarë të zhvillimit të ekonomisë lokale në Gjirokastër ndërsa qyteti i gurtë është një markë e njohur edhe për turizmin ndërkombëtar.

lajme të ngjashme