Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy persona në Rahovec

NULL NULL
22.01.2026 09:12

Në rrugën “Sheh Mihedini” në Rahovec, të martën rreth orës 23:10, dy persona, një femër dhe një mashkull shtetas të Kosovës, janë arrestuar, pasi kanë refuzuar të ndalen nën urdhrin e zyrtarëve policorë.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, thuhet se ata edhe kanë refuzuar të prezantojnë dokumentet përkatëse.

“Të dyshuarit kanë fyer dhe shtyrë zyrtarët policorë, me ç’rast njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime”, tha Policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

lajme të ngjashme