Sipas një studimi njerëzit fetarë e kuptojnë botën më pak NULL NULL 26.10.2016 14:00 26.10.2016 14:00 Njerëzit religjiozë e kanë më të vështirë që ta kuptojnë botën, dhe janë më të prirur që të besojnë në objekte, thonë shkencëtarët. Studiuesit e Universitetit të Helsinkit, i kanë krahasuar besimtarët në zot me njerëzit me autizëm, pasi që ata e kanë të vështirë që ta kuptojnë realitetin e botës që na rrethon. Besimi në fe sipas këtyre shkencëtarëve, lidhen me një aftësi më të dobët për të kuptuar fenomenet biologjike si vullkanet, lulet, gurët dhe erën, pa iu dhënë atyre kualitete njerëzore. Besimtarët në këtë studim, ishin më të prirur të mendojnë se objektet si metali, vaji dhe letra mund të mendojnë dhe të ndjejnë, dhe janë pajtuar me deklaratat si “gurët e ndjejnë të ftohtit”, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.