Sindikata e Shëndetësisë kërkesë Kurtit: T’iu vazhdohen shtesat punëtorëve NULL NULL 25.06.2021 12:26 25.06.2021 12:26 Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’iu vazhdohen shtesat në paga punëtorëve shëndetësorë deri në fund të pandemisë apo aprovimit të Ligjit të Pagave. FSSHK thekson se kërkesën u detyruan ta bëjnë publike pasi siç thanë ata “nuk morën përgjigje për dhjetëra shkresa që i’a kanë adresuar Presidentës të Republikës së Kosovës, Zyrës së Kryeministrit, Ministrave përkatës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Deputetëve që përfaqësojn komunitetin shëndetësor në Parlamentine Republikës së Kosovës”, transmeton klankosova.tv. ‘’I nderuar Zoti Kryeministër i keni dy rrugë o ta zbatoni këtë ligj dhe të paguan shtesat konform tij,ose ta anuloni këtë ligj dhe ta shpallni pandemin e përfunduar në Kosovë’’,shkruhet në kërkesën e tyre. Ata i kanë rikujtuar kryeministrit edhe situatën e rëndë që kanë kaluar nga fillimi i kësaj pandemie. “Në fund Zoti Kryeministër po ju rikujtojmë se mbi gjysma e punëtorëve shëndetësor kanë qenë të infektuar lehtë apo rëndë me Covid -19 dhe kemi dhjetëra vdekje të kolegëve tanë, andaj konsiderojmë se të paktën të merrni një vendim i cili mbron integritetin dhe dinjitetin e punëtorëve shëndetësor të cilit kanë kaluar nepër sfida të rënda për pasojat e se cilës ende nuk dihen se cilat do të jenë”. “Zoti Kryeministër është koha të reflektoni”, thuhet në kërkesën e kësaj sindikate drejtuar shefit të ekzekutivit, transmeton Klankosova.tv.