Sinagoga në flakë, sulmi me armë la të vdekur të paktën një oficer policie NULL NULL 23.06.2024 19:26 23.06.2024 19:26 Një sinagogë dhe një kishë ishin cak i një gjuajte me armë automatike të dielën në mbrëmje në qytetin Derbent, në provincën më jugore të Dagestanit të Rusisë. Kështu tha Shërbimi i Shtypit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Sinagoga tani është në zjarr me flakë të mëdha dhe shtëllunga tymi që dalin shumë nga një sërë dritaresh në të paktën një kat të strukturës. Të paktën një oficer policie u vra dhe një tjetër u plagos, sipas raporteve paraprake nga oficeri i detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit.