“Simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës” – Osmani i dhuron Hovenierit një gur nga Trepça NULL NULL 27.12.2024 14:49 27.12.2024 14:49 Presidentja Vjosa Osmani i ka dhuruar një gur të Trepçës ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier. E para e shtetit ia dhuroi këtë gur diplomatit amerikan në takimin e sotëm lamtumirës me të. “Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada. Njëkohësisht si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-të”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.