Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Silva pret vetëm Barcelonën, Jorge Mendes nis lëvizjet

NULL NULL
01.05.2026 14:23

Pas konfirmimit të largimit nga Manchester City pas nëntë viteve, Bernardo Silva i ka dhënë prioritet absolut kalimit te Barcelona.

Ylli portugez dëshiron transferimin në “Camp Nou” edhe për arsye familjare, por operacioni mbetet i ndërlikuar për shkak të situatës financiare të katalunasve dhe numrit të madh të lojtarëve në sulm, transmeton Klankosova.tv.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, po tenton të bindë presidentin Joan Laporta dhe drejtorin Deco që të përfitojnë nga mundësia e transferimit të mesfushorit me kosto zero, ndërsa dosja e tij mbetet ende e hapur në zyrat e klubit blaugrana.

lajme të ngjashme