Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Siljanovska-Davkova shpall fitoren: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve të RMV-së

NULL NULL
08.05.2024 23:13
Gordana Siljanovska-Davkova
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova. Foto: AP

Kandidatja presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura ditën e mërkurë.

Në konferencën e saj të parë për media pas mbylljes së vendvotimeve dhe pas daljes së rezultateve të para nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor në vend, ajo ka thënë se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Unë premtoj se do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve. Kjo do të thotë e të gjitha grupeve etnike, e të gjithë anëtarëve të partive, ata që nuk janë në parti, sepse asnjë president nuk mund të kërkojë unitet nëse mban linja partiake”, tha kandidatja për presidente Siljanovska-Davkova.

Deri në këto momente, kur janë numëruar gati 90% e votave, Siljanovska Davkova prin me 64,89%, në raport me 29,28% që ka marrë kundërkandidati i saj, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme