Sigal Prishtina e mposht Vëllaznimin, kalon në gjysmëfinale të Superkupës NULL NULL 07.09.2024 22:43 07.09.2024 22:43 Koshi basketboll, foto ilustrim Sigal Prishtina e ka mposhtur Vëllaznimin në çerekfinalen e Superkupës së Kosovës në basketboll me rezultat 78:73, duke kaluar në gjysmëfinale. Çereku i parë i takoi Vëllaznimit, të cilin e fitoi me nëntë pikë diferencë, përkatësisht me rezultat 14:23, teksa në çerekun e dytë, Sigal Prishtina e ngushtoi epërsinë në tetë pikë, pasi periodën e dytë e fitoi me rezultat 20-19. Pjesën e dytë, Sigal Prishtina e dominoi në tërësi, ku çerekun e tretë e fitoi me shtatë pikë diferencë, përkatësisht 22-15, ndërsa të katërtin me gjashtë pikë apo 22:16, njofton Klankosova.tv. Më i dalluari te Sigal Prishtina ishte Moore me 23 pikë të shënuara, pesë asistime dhe nëntë topa të vjedhur, teksa te Vëllaznimi u dallua Anderson me 16 pikë, nëntë topa të vjedhur dhe tri asistime.