Siç e do zakoni, SHBA-ja fiton të artën në basketboll NULL NULL 07.08.2021 08:40 07.08.2021 08:40 Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar medaljen e artë olimpike në basketboll në lojërat e sivjetme olimpike në Tokio. Amerikanët mposhtën në finale francezët me rezultat 87-82 pas një performance fantastike nga Kevin Durant. Ai realizoi 29 pikë i përcjellë nga Jayson Tatum që pati 19 sosh, teksa në anën tjetër Eric Fournier ishte pikëshënuesi më i mirë i Francës me 16 pikë. Kjo është hera e katërt me radhë që amerikanët e fitojnë të artën, dhe e gjashtëmbëdhjeta në tërësi. Sot më vonë zhvillohet ndeshja për medaljen e bronztë midis Sllovenisë dhe Australisë.