Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Si u rrit vlera e projektit nga 50 mijë në 1.1 milion euro”, çka gjeti Auditori në Podujevë? (VIDEO)

NULL NULL
03.07.2026 19:34
“Si u rrit vlera e projektit nga 50 mijë në 1.1 milion euro”, çka gjeti Auditori në Podujevë? (VIDEO)
“Si u rrit vlera e projektit nga 50 mijë në 1.1 milion euro”, çka gjeti Auditori në Podujevë? (VIDEO)

Nga kontratat milionëshe të dhëna kompanive që nuk i plotësonin kriteret e tenderit, deri te nënshkrimi i projekteve me mbi 1 milion euro më shumë se fondet e planifikuara në buxhet.

Këto janë vetëm disa nga shkeljet që Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar në Komunën e Podujevës, e cila për të katërtin vit radhazi ka marrë opinion të kualifikuar.

Raporti zbulon se projekti për rregullimin e varrezave të qytetit u kontraktua në vlerë prej rreth 1.1 milion eurosh, ndonëse në buxhet ishin ndarë vetëm 50 mijë euro, ndërsa kontrata iu dha një kompanie që nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e kërkuar.

Gjetje të ngjashme u evidentuan edhe në projektin e kuzhinës qendrore dhe parkut industrial bujqësor në Sfeçël.

Auditori konstatoi gjithashtu mosaplikim të penaliteteve ndaj kompanive që vonuan punimet deri në 74 ditë, vonesa deri në 200 ditë në pagesat ndaj operatorëve ekonomikë dhe zvarritje në lëshimin e lejeve ndërtimore.

Për këto shkelje, Komunës iu dhanë 11 rekomandime, ndërsa ajo është pajtuar me të gjitha gjetjet.

Raporti ka nxitur reagime të opozitës. Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë kërkon që ai t’i dërgohet prokurorisë, duke argumentuar se përsëritja e të njëjtave shkelje për vite me radhë tregon se ato janë të qëllimshme dhe jo gabime administrative.

Sipas kësaj partie, është alarmante që janë nënshkruar kontrata shumëfish më të larta se fondet e planifikuara, ndërsa operatorët që kanë vonuar punimet nuk janë ndëshkuar, përkundrazi, disa prej tyre kanë përfituar kontrata edhe pse nuk i kanë plotësuar kushtet e tenderit.

Edhe organizatat e shoqërisë civile kërkojnë hetim. Ardit Dragusha nga Demokracia Plus e cilëson shpërblimin me kontrata të operatorëve që nuk plotësonin kriteret si një nga shkeljet më të rënda të prokurimit publik dhe vlerëson se ka bazë për hetime nga prokuroria.

Ndërkaq, Diana Metushi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i quan gjetjet e auditorit “flamur të kuq” për organet e rendit, duke paralajmëruar se kontraktimi i projekteve përtej kapaciteteve buxhetore, planifikimi jorealist i kostove dhe vonesat në pagesa rrezikojnë stabilitetin financiar të komunës dhe dëmtojnë bizneset, duke i çuar deri në falimentim.

Të gjitha detajet i gjeni në materialet e emisionit Kiks Kosova:

 

 

lajme të ngjashme