Si u prit Andi Bajgora nga shokët e klasës? (FOTO) NULL NULL 03.03.2016 12:03 03.03.2016 12:03 Ylli i filmit “Shok”, Andi Bajgora, i cili të dielën ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve Oscar është kthyer në shkollë. Ai bashkë me producentin, Eshref Durmishin si dhe kolegun e tij nga ky film, Lum Veselin, ishin të pranishëm në ndarjen e çmimeve Oscar, njofton Klan Kosova. Ndonëse “Shok” nuk u shpall fitues si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtë, të gjithë shqiptarët u ndien krenar kur në mbrëmjen më të rëndësishme të artit në botë u dëgjuan gjuha shqipe. Ekipi i “Shok”, u rikthyen në Prishtinë mbrëmë kurse Andi sot është rikthyer në shkollë, ku edhe u prit si fitues. Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi se si e pritën Andin shokët e tij të klasës.