Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu: Seanca konstituive do të mbahet në fillim të gushtit

NULL NULL
17.07.2026 12:02

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet në fillim të gushtit.

Kështu ka deklaruar për media ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Haxhiu nuk e tregoi datën e as orën, por tha se kjo do të bëhet e ditur javën e ardhshme.

“Tash, afati kushtetues është deri më 7 gusht dhe në fillim të gushtit do të ketë seancë konstituive. Javën e ardhshme ju premtoj që do ta dini ditën e saktë edhe orën e saktë. Dhe kjo është e rëndësishme edhe për deputetët që në seancën konstituive të jenë të gjithë, 120 deputetët, ashtu siç edhe thekson aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Haxhiu para mediave transmeton Klankosova.tv.

Ajo foli edhe rreth përpjekjeve që po bëhen për formimin e institucioneve të reja.

“Ju e dini shumë mirë që përpjekja serioze e Kryeministrit Kurti po vazhdon. Kryeministri Kurti ka ftuar partitë politike për këtë qëllim, por LDK i ka pezulluar negociatat, ndërsa PDK ka pasur qëndrimin e vet dhe AAK-ja nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Nuk mund të ketë, si me thënë, detyrime për t’iu përgjigjur këtyre takimeve, por është shumë e rëndësishme që për hir të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe për vetë shtetin tonë, që të ketë përpjekje maksimale që ta gjejmë një zgjidhje. Askush, siç e përmenda, nuk i do zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës sepse nuk do të zgjidhnin asgjë”, theksoi ajo.

Ushtruesja e detyrës së presidentes foli edhe rreth zgjedhjes së presidentit të ri.

“Duke pasur parasysh që në momentin kur Kuvendi i Republikës së Kosovës konstituohet, e duke i pasur parasysh numrat në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ai do të konstituohet, pra nuk do ta kemi problemin e fillimit të vitit apo të prillit të vitit të kaluar, pra duke qenë që pas konstituimit të Kuvendit fillojnë të rrjedhin afatet kohore për zgjedhjen e presidentit, pra janë 60 ditë pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kam vlerësuar që t’ju jap partive politike kohën në dispozicion në mënyrë që të mbërrijnë te një marrëveshje, që sapo pastaj të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, të mos ketë nevojë që të presim 60 ditë për të zgjedhur presidentin, ose të mos vijmë në një situatë, që nuk besoj që dikush e do, që mos ta zgjedhim presidentin dhe të, që të shkojmë edhe një herë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo nuk është e mirë as për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nuk mendoj që nga kjo situatë do të përfitonte dokush nga subjektet politike apo individë përbrenda subjekteve politike”, shtoi Haxhiu transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme