Përgenjështohen zërat për interesimin Barcelonës për Laporten NULL NULL 17.07.2026 11:30 17.07.2026 11:30 Athletic Bilbao ka hedhur poshtë zërat për një kalim të mundshëm të Aymeric Laporte te Barcelona. Drejtori sportiv Mikel Gonzalez deklaroi se klubi nuk ka marrë asnjë ofertë, zyrtare apo jozyrtare, nga katalanasit. Sipas tij, mbrojtësi spanjoll është një nga shtyllat kryesore të projektit për sezonin e ri dhe largimi i tij nuk është në diskutim. González theksoi se të gjitha raportimet për një transferim janë vetëm spekulime dhe se Laporte do të vazhdojë të jetë pjesë e Athletic Club gjatë këtij afati kalimtar.