Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si u ndanë ulëset e Kuvendit Komunal në Prizren? (VIDEO)

NULL NULL
24.10.2025 07:51

Pas përfundimit të zgjedhjeve komunale, është bërë e qartë përbërja e re e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku shumica e anëtarëve janë emra të vjetër, ndërsa numri i të rinjve është i kufizuar.

Në këtë garë, përveç fitores së kandidatit të PDK-së për kryetar, Shaqir Totaj, i cili do të përballet në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje,  Artan Abrashi, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë fituese edhe në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Kjo parti ka siguruar mbi 19 mijë e 700 vota, që në mandate përkthehen në 14 ulëse në organin më të lartë legjislativ të komunës , dy më shumë se në zgjedhjet e kaluara, raportoi gazetari korrespondent Nuhi Salihu.

Në vendin e dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje, e cila do të ketë 9 ulëse, katër më pak se në mandatin e kaluar. Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e tretë me 6 ulëse, një më pak se herën e kaluar, tha Salihu në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik i Prizrenit do të përfaqësohet me 3 ulëse në Kuvendin Komunal. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme