Si u krijua shfaqja ”Rruga e botës së lirë” (Video) NULL NULL 11.05.2016 23:00 11.05.2016 23:00 Në pjesën e dytë të emisionit NIN në Klan Kosova, të ftuar ishin regjisori Florent Mehmeti si dhe Shengyl Ismajli. Këta të fundit në N’drrimin e Natës me Alaudin Hamitin, treguan rreth ideve përgjatë punës së shfaqjes ‘’Rruga e botës së lirë’’. ‘’Rruga e botës së lirë’’ është shfaqje e realizuar nga Oda megjithëse kishte tekstin nga Lirak Çelaj, njofton Klan Kosova, ajo kishte premierën si dhe reprizat e saj por që e cila është duke u cilësuar si një koncept i veçantë duke iu referuar edhe punës së aktorëve. Sipas aktores Ismajli, puna për këtë shfaqje ishte diçka kolektive pasi që bashkëpunimi për idetë në mes aktorëve si dhe regjisorit Mehmeti ishte shumë i hapur. Ndërkaq regjisori Florent Mehmeti tha se ideja e shfaqjes së tillë, ka qenë temë tejet filozofike e që kërkonte material shumë të mirë teatror. Megjithatë për më shumë detaje shikoni videon në vazhdim: