Si t’i largoni dhimbjet e stomakut? NULL NULL 14.12.2018 09:00 14.12.2018 09:00 Zakonisht dhimbjet e stomakut shkaktohen nga dy faktorë, e para është gjendja emocionale si depresioni apo ankthi dhe e dyta përdorimi i medikamenteve të ndryshme të cilat e irritojnë stomakun. Kjo mund ti ndodh secilit prej nesh që të paktën një herë të kemi probleme me stomakun, njofton Klan Kosova. Dhe pasi që jetojmë në një botë dinamike ku jemi të ndikuar nga stresi i ndryshëm çdo ditë dhe kështu përdorim medikamente sa për të kaluar dhimbjen, në vend që të trajtojmë dhimbjen me kujdes. Disa nga gjërat që mund t’i bëjmë për të trajtuar dhimbjen e stomakut janë si përdorimi i “ngjitësve” ngrohës të cilët ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve, konsumimi i sodës së bukës, kujdesi në ushqim është mirë që të përdoren fruta dhe perime sa më shumë, si dhe konsumimi i çajit herbal.