Si t’i bëni vetë freskuesit e ajrit në mënyrë natyrale? NULL NULL 11.06.2018 20:00 11.06.2018 20:00 Limon, limon i gjelbër, rozmarinë dhe vanillë Në sajë të rozmarinës dhe vanillës, ky është një aromatizues ambienti shumë freskues. Priteni limonin dhe limonin e gjelbër në feta, vendosni në një kavanoz dhe shtoni ujë. Më pas, shtoni vetëm disa pika ekstrakt vanilje dhe 3-4 gjethe rozmarine. Limon, trumzë, mentë dhe ekstrakt vanille Aroma e pazakontë e trumzës kombinohet në mënyrë ideale me limonin dhe menten. Prisni një limon në feta, vendoseni në kavanoz dhe shtoni pak ujë. Shtoni disa pika të mentes dhe trumzës së freskët. Ju gjithashtu mund të përdorni gjethe të thara trumze ose mente pasi gjenden më lehtë. Shtoni disa pika të ekstraktit të vaniljes. Portokall, xhenxhefil dhe bajame Përzierja e aromës së ëmbël dhe djegëse e bën kombinimin e përsosur për freskimin e ajrit. Priteni një portokall në feta të rrumbullakta të trasha, vendosni në një kavanoz dhe shtoni pak ujë. Shtoni disa feta limoni për ta bërë aromën edhe më të freskët. Shtoni edhe xhenxhefilin e freskët, të prerë në copa të vogla. Më pas, shtoni disa pika vaj esencial nga bajamja.