Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si të zbuloni ikonat e fshehura në Windows 10

NULL NULL
07.09.2015 21:40

Pas nxjerrjes së Windows 10 në fund të korrikut, shumë prej përdoruesve vijojnë të kenë paqartësi për funksionimin e disa komandave, të cilat po zbulohen hap pas hapi.

“Yahoo Tech” na tregon se si mund të zbulojmë ikonat e fshehura në sistemin e ri operativ të Microsoft. Versioni aktual ofron disa mënyra interesante për të parë ikonat, por shumë njerëz nuk i dinë.

Sapo të hapni “File Explorer” ndoshta do t’u dalë një dritare plot me ikona. Në “View Tab”, të Ribbon, mund të zgjidhni mënyrën se si doni t’i shihni. Të gjitha këto ikona mund t’i shihni në formë liste, me detaje, çfarëdoqoftë.

Por jo vetëm kaq, nëse klikoni shigjetën e poshtme në anën e djatht të View window, do të shihni se ka dhe dy opsioni të fshehura: Tiles dhe Content. Secila ju jep më shumë detaje për atë që jeni duke parë, transmeton Top Channel.

lajme të ngjashme