Si të merrni vitaminën D mjaftueshëm në vjeshtë dhe dimër NULL NULL 26.10.2017 23:00 26.10.2017 23:00 Edhe pse natyra duket bukur me gjethet e rëna dhe vjen një freski, bashkë me vjeshtën vijnë edhe ditët më të shkurtra. Kjo bën që marrja e vitaminës D të jetë më problematike, megjithatë është esenciale që të mos kemi mungesë të kësaj vitamine. Vitamina D, ndihmon absorbimin e kalciumit dhe fosforit, forcon eshtrat , përmirëson zhvillimin e trurit dhe të funksioneve të tij si dhe ulë inflamacionet. E mënyra më e mirë që të merrni këtë vitaminë të nevojshme është përmes ushqimeve si më poshtë. Peshqit me yndyrë siç janë salmoni apo sardine Lëngu i portokallit Mishi i kuq E verdha e vesë Djathi