Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si të keni një marrdhënie të suksesshme në distancë

NULL NULL
01.11.2016 11:30

Të jesh në një lidhje është e vështirë. Kur je larg, është edhe më e vështirë. Ndiqni këto rregulla, dhe do të shikoni se sa më e thjeshtë do të jetë gjithçka.

Angazhimi juaj
Çiftet në marrëdhëniet në distancë e dinë shumë mirë se po ndërmarrin rrezik, për të mos thënë që po bëjnë disa sakrifica. Por nëse shikoni të ardhme për ju të dy, këto sakrifica nuk kanë shumë rëndësi. Megjithatë, përpara se të angazhoheni në një marrëdhënie në distancë, ka disa gjëra që duhet të ndërtoni. Jeni ekskluzivë për partnerin apo po dilni dhe më dikë tjetër. Mos supozoni gjë me mëndje. Në marrëdhëniet në distancë, duhet të keni bisedime të detajuara dhe intime, duke përfshirë dhe për llojin e marrëdhënies që do të keni. Në këtë mënyrë do të shmangni, zënka dhe xhelozia të panevojshme. Jetëgjatësia e marrëdhënieve në distancë ka të bëjë se sa çiftet mund ta ushqejnë atë.

Mos mbani sekrete
Sinqeriteti është kryesor në çdo lidhje, por sidomos në ato lidhje që mbahen nga shtete ose qytete të ndryshme. Të thoni se çfarë ju shqetëson, përmirëson marrëdhënien tuaj dhe gjithashtu rrit ndjeshmërinë e partnerit. Telefonojini kur të ktheheni në darkë, pasi keni dalë dhe thoni: Sa do doja të ishe ti këtu me mua. Mos bëni gabim të flisni për dikë pranë jush, që partneri juaj mund të konsiderojë rrezik romantik. Të kaloni kohë vetëm më një person, çon në tundim, kështu që sigurohuni që të dilni gjithmonë me shumë njerëz.

Befasojeni njëri tjetrin
Rutina është diçka e mirë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në distancë. E dini shumë mirë kur do të takoheni përsëri. Por lërini pak vend dhe romanticitetit. Kjo do të thotë bëni telefonata të papritura romantike. Mos shpenzoni më kot me lule. Vizitat surprizë janë ato më të bukurat që mund të jepni.

Komunikim i përditshëm
Ajo çfarë e mban rrjedhshmërinë e një marrëdhënie, është komunikimi i përditshëm. Me e-maile, sms, Skype dhe pse jo mënyra të tjera të vjetra komunikimi. Po, po çdo ditë. Në fund të fundit, po të ishit në një qytet, nuk do të vepronit kështu? Flisni për çdo gjë, nga gjërat më të vogla tek ato më të mëdhatë, e kështu do të ndjeheni më pranë njëri tjetrit. Nëse keni mundësi, duhet të lini një orar gjithmonë për këto biseda, që çiftet të kenë ndjenjën e besnikërisë dhe qëndrueshmërisë.

Mbani jetën seksuale gjallë
Vetëm sepse nuk flini më në një shtrat çdo natë, nuk ka pse marrëdhënia të ngjasojë e thatë. Sipas shumë studiuesve, organi më i madh i seksit është truri. Kështu që përdorni distancën si avantazh, duke stimuluar njëri tjetrin mendërisht dhe seksualisht.

Planifikoni vizita të shpeshta
Rekomandohet që në marrëdhëniet në distancë, është mirë që partnerët të takohen të paktën një fundjavë në muaj. E keni parasysh emocionin kur jeni në takimin e parë, dhe mezi prisni të dytin. Veproni kështu dhe këtu. Mos ikni kurrë nga vizita juaj, pa planifikuar udhëtimin e radhës. Por nëse nuk mundeni kaq shpesh, mos harroni Skype.

Dërgoni kartolina dhe dhurata
Mesazhe, facebook, telefonata – pa diskutim që këto metoda elektronike i kanë bërë lidhjet në distancë shumë më të thjeshta. Po si ja bënin çiftet në periudhën para e-mailit? Ju prezantojmë…letrën dhe stilolapsin.( i mbani mënd, apo i keni harruar?). Letra e shkruar me dorë sjell emocion të papërshkrueshëm, pasi po prekni letrën që ka prekur ai/ajo dhe po lexoni rreshtat që ka shkruar me dorë. Ndonjëherë, mos harroni të parfumosni letrën lehtas me parfumin tuaj.

Besojini njëri tjetrit
Nëse e njihni partnerin mirë, dha i përmbaheni një rutine të rregullt, probleme me besimin nuk do të kalojnë kurrë nëpër mendjet e tyre. Besimi do të thotë gjithashtu, ti jepni njëri tjetrit dobinë e dyshimit. Nëse i dashuri juaj, ju thotë se do t’ju marrë në telefon pasi të ketë mbaruar punë rreth orës 6, por telefoni nuk bie deri në 7, mendoni se mund të ketë pasur një takim me shefin, dhe jo ato mendimet se është me ekonomisten seksi duke pirë diçka. Vetëm sepse imagjinata juaj mund të ketë tendencën të marrë kot, kjo nuk do të thotë që do ta lejoni.

lajme të ngjashme