Si të kemi një ambient çlodhës në dhomën e gjumit NULL NULL 26.12.2016 23:00 26.12.2016 23:00 Ka shumë mënyra për të dekoruar dhomën e gjumit, por mbi të gjitha, dhoma duhet të nxisë gjumin e qetë dhe ralaksues. Mënyra sesi flemë, gjatë natës, është një nga elementët thelbësor për një stil jete të shëndetshëm. Këto janë shtatë hapat për të krijuar një ambjent të këndshëm në dhomën e gjumit . 1. Përzgjidhni perdet ideale Trupi juaj hyn në procesin e çlodhjes së qelizave gjatë gjumit, prandaj është thelbësor izolimi nga dritat. Ka shumë mënyra , të cilat filtrojnë aq dritë sa i nevojitet trupit të njeriut për zgjimin në mëngjes . 2. Dekoroni dhomën me ngjyra që nxisin relaksin Ngjyrat e errëta, janë zgjedhjet më të mira për shkak të efektit të tyre relaksues . Bluja, lejlaja dhe nuancat e jeshiles nxisin gjumin, ndërsa tonet më të ngrohta japin energji të cilat të mbajnë zgjuar gjatë natës. 3. Sa më pak mobilim Edhe pse sytë tuaj do të jenë të mbyllur gjatë natës, është i rëndësishëm eliminimi i disa objekteve të cilat sjellin shpërqëndrim duke mos na lejuar një pushim çlodhës. 4. Pozicioni i krevatit Pozicioni i krevatit është gjëja e parë që vëmë re kur shohim dhomën e gjumit . Nëse nga dritarja e dhomes kemi një pamje të mrekullueshme atëherë është me rëndësi që pozicioni I krevatit të jetë në mënyrë të tillë që fytyra të ndodhet përballë me dritaren. 5. Hapësira të bollshme Sigurohuni që të lini mjaftueshëm hapësirë përreth krevatit, kështu nuk do të përplaseni me sende rreth e rrotull dhomës tuaj . 6. Zbukurimet artistike Për një ambjent çlodhës dhe paqësor disa elemente artistike siç janë pikturat me pamje nga natyra apo edhe një vazo me lule të freskëta ndikojnë pozitivisht gjatë gjumit dhe zgjimit në mëngjes. 7. Qëndrojini larg teknologjisë . Mos mbani televizor, kompjuter apo çdo lloj mjeti tjetër teknologjik në ambientin ku flini. Aq më tepër telefonin celular afër jastëkut i cili përveçse nuk ju lejon të bëni një gjum pa stres, demton rëndë shëndetin tuaj.