Si të hiqni njollat e verës, vajit dhe kafes nga rrobat NULL NULL 07.12.2016 18:30 07.12.2016 18:30 164850988 Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë që, gjatë një darke me familjen ose me shoqërinë, të kemi bërë pis veshjen tonë të preferuar. Përgjithësisht njollat e bëra nga ushqimi hiqen me lehtësi, por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për njollat e yndyrës dhe verës. Më poshtë do të mësoni si të hiqni njollat e vajit, verës dhe kafes nga rrobat. Njollat e kafes Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri 1 ditë. Përbërësit: Uthull të bardhë Sodë buke Peshqir Furçë dhëmbësh Udhëzime Njomni një peshqir me uthull të bardhë dhe me të fërkoni me kujdes pjesën me njolla në rrobë. Nëse njolla e kafes ka shumë kohë tek rroba, mbulojeni atë me sodë buke dhe më pas e fërkoni me një furçe dhëmbësh. Në fund e lani me ujë të ftohë Njollat e verës Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri 1 ditë. Përbërësit Uthull të bardhë Sodë buke Furçë dhëmbësh Udhëzime Njomni pjesën e njollosur me uthull të bardhë për të paktën 15 minuta. E fërkoni atë me një peshqir të pastër. Pastaj e mbuloni menjëherë me sodë buke. Lageni furçën me uthull të bardhë dhe fërkoni me kujdes pjesën ku keni hedhur sodë buke. Në fund e lani me ujë të ftohtë. Njollat e vajit Shënim: Vlen për njollat që kanë qëndruar deri në 2 ditë. Përbërësit: Sodë buke Sapun të lëngshëm Uthull të bardhë Furçë Përbërësit Mbulojeni pjesën e njollosur me sodë buke. Lëreni për të paktën 45 minuta. Nëse njolla ka qëndruar për shumë kohë në bluzë, zgjateni kohën të paktën deri në 2 orë. Më pas hidhni pak sapun të lëngshëm sipër sodës së bukës. Merrni furçën e dhëmbëve të njomur në uthullën e mollës dhe fërkoni me kujdes pjesën e njollosur. Në fund e lani me ujë të ftohtë.