Si të evitoni lëkurën e thatë gjatë dimrit NULL NULL 05.12.2018 23:30 05.12.2018 23:30 Ndryshimi i stinëve ka ndikim tek lëkura jonë. Ndryshimi i temperaturave e bën lëkurën më të thatë e më irrituese. Por si të kujdesemi dhe t’a evitojmë thatësinë e lëkurës, ne do ju sjellim disa këshilla: Ndaloni pirjen e duhanit Duhanpirja e bën lëkurën më të thatë njëkohësisht përshpejton procesin e plakjes, duke e shndërruar lëkurën të pirur ndaj oksiduesve. Konsumoni shume ujë Dehidrimi e bën lëkurën e thatë, kshtuqë sigurohuni të pini të paktën gjashtë deri në tetë gota me ujë në ditë. Evitoni sapunët dhe dushet e gjata Përdorimi i tepërt i sapunëve dhe shamponeve e bën lëkurën tuaj të thatë dhe largon lipidet (shtresë mbrojtëse e jashtme e lëkurës). Përdorni pastrues me vaj në vend të sapunit. Kujdes ambientin Një ambient i brendshëm shumë i nxehtë dëmton lëkurën. Visheni një xhakete dhe uleni temperature pak.