Si ta mbroni fytyrën nga i ftohti NULL NULL 24.11.2018 20:00 24.11.2018 20:00 Stina e dimrit shumë njerëzve ju sjellë probleme me lëkurën. Problemet nga i ftohti janë acarim dhe skuqje e lëkurës, transmeton Klan Kosova. Ne ju sjellim disa mënyra, se si të mbroni lëkurën. Pastrimi Gjatë sezonës së dimrit pastrimi i lëkurës nga qelizat e vdekura është më se i domosdoshëm, pasi kështu evitoni irritimin dhe pezmatimin e saj. Temperatura Ndryshimi i ambienteve përcjellet edhe me ndryshim të temperaturave gjë që shkakton probleme tek lëkura. Për këtë shumë dermatologë thonë se masazhimi i lëkurës mundëson qarkullimin e gjakut dhe kështu lëkura mund shpejt ta adoptohet me ndryshimin e temperaturave. Grimi Mundohuni që të mos përdorni shumë grim gjatë stinës së dimrit. Grimi në një lëkurë të thatë ka gjasa të bëhet si një maskë jo e mirë dhe që mund të plasaritet vende vende. Gjithashtu përdorni grim që është kundër ujit, për ti paraprirë kështu ndryshimit të motit.