Si reagojnë motrat kur dhurata e Vitit të Ri është një vëlla? (VIDEO) NULL NULL 09.12.2015 11:00 09.12.2015 11:00 Shumica e njerëzve presin të gjejnë dhurata të ndryshme nën pemën e Vitit të Ri gjatës sezonit të festave. Por tre vajza të vogla në Texas gjetën diçka më të veçantë…nën pemë ato gjetën vëllaun e vogël të tyre të adoptuar nga prindërit e tyre. Courtney dhe Steve Solstad ia uruan Krishtlindjet bijave të tyre me vëllain e adoptuar me emrin Nathan, transmeton Klan Kosova. Në mënyrë që prindërit të sigurohen se vajzat, Chloe, Emma dhe Maci ta kujtojnë këtë moment , prindërit vendosën që këtë moment të çmuar ta xhirojnë me videokamerë. Më poshtë ju sjellim videon ku shihen tre vajzay duke shpërthyer në lot gëzimi kur takojnë vëllain e tyre bebe nën pemë. https://www.youtube.com/watch?v=hIkeKXDgxLE