Si ndikoi lufta hibride që disa serbë nga Kosova të shkojnë në Serbi për ta mbështetur Vuçiqin në protesta? (VIDEO) NULL NULL 12.03.2025 23:55 12.03.2025 23:55 Festim Rizanaj nga platforma Hibrid sqaroi se ideja e luftës hibride është që të ndikojë në opinionin publik. “Kur opinioni publik bie pre e propagandës, athërë kjo reflekton në terren, e meqenëse te ne nuk ka një reflektim të tillë nga ana e shqiptarëve, atëherë mund te themi që komuniteti shqiptar nuk bie pre, për shkak se e ka definuar se kush është mik e kush armik në këtë rast”. Ai tutje shtoi se kemi informacione që shpërndahen në gjuhën serbe dhe target kryesor mbeten komuniteti serb, të cilët në disa raste mund të bien pre e në disa raste jo, apo një grup i caktuar mund të bien pre e grupi tjetër jo, siç është rasti me protestat e fundit që po ndodhin në Serbi dhe angazhimi i disa prej serbëve që kanë shkuar atje dhe për ta mbështetur presidentin Vuçiq në protesta.