“Si fantazmë”, Billie Eilish zbulon se si u zhduk nga jeta e saj burri që e njihte prej vitesh NULL NULL 10.06.2024 16:44 10.06.2024 16:44 Ajo mund të jetë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës, por rezulton se edhe Billie Eilish nuk është imune ndaj fantazmave, madje nga një burrë që e njihte prej vitesh. Artistja amerikane, për BBC përcjell Klankosova.tv, tha se çfarë i ndodhi asaj ishte çmenduri, duke rrëfyer se fantazma ishte një “mik që pastaj ndërpreu papritmas çdo komunikim me të, pa asnjë shpjegim”. Ajo tha se incidenti ndodhi dhjetorin e kaluar, duke shtuar se “Deri më sot, [ai] nuk më dërgoi kurrë më mesazhe”. “Ishte dikush që e njihja prej vitesh dhe kisha një plan, ditën kur, në telefon, bëja një plan, kjo është adresa ime, të jesh atje në orën 15:00 – nuk kam dëgjuar më për të. Asnjëherë”, shtoi tutje ajo. Këngëtarja tregoi poashtu se humbi të gjithë miqtë e saj kur arriti të fitonte famë pas publikimit të albumit të saj të parë.