Si është të jetosh në Malajzi? (FOTO) NULL NULL 25.11.2015 15:29 25.11.2015 15:29 Në fillim të këtij viti, një fotograf francez ka udhëtuar për t’i vizituar ishujt më të largët të Malajzisë, me shpresën që të dokumentojë jetën e grupeve Bajau apo “ciganëve të detit” të cilët jetojnë në këto zona. Fotografitë paraqesin mënyrën e jetës së tyre në vende ku civilizimi ende nuk ka prekur. Imazhet janë realizuar në ishullin e Borenos, që ndodhet në lindje të bregdetit të Malajzisë në afërsi të qytetit Sabah, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova. Anëtarët e grupit Bajau jetojnë në barka të vogla dhe i kalojnë ditët duke lundruar në oqean, në përpjekje për të grumbulluar ushqim nga peshkimi. Në fytyrat e fëmijëve vërehet një lumturi e madhe që buron nga shpirti i tyre. Ata mund t’i gjesh në ujë duke luajtur me njëri tjetrin gjatë gjithë ditës. Ata edhe lundrojnë të vetëm në varka prej druri. Pothuajse secila familje e fshatit, ka nga 5 fëmijë. Gratë i lindin fëmijët në kasollet prej druri që janë të ndërtuara në ujë e shumica prej njerëzve Bajau, e kalojnë tërë jetën e tyre në fshatin e vogël ku janë lindur.