Si erdhi deri te aksidenti fatal në rrugën Gjilan-Kamenicë ku humbi jetën një 33-vjeçar? NULL NULL 21.10.2024 12:35 21.10.2024 12:35 Foto ilustruese, aksident trafiku Një aksident trafiku me fatalitet u regjistrua mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë. Për pasojë një 33-vjeçar mbeti i vdekur, dhe dy të tjerë të lënduar. Për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka dhënë dhe detajet se si erdhi deri te ky aksident tragjik. “Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke goditur fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë”, tha Hashani për Klankosova.tv.