“Po na fundoset banesa”: Banorët e Dardanisë, tash 6 muaj mbi rrjedhën e ujit (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 09.07.2026 19:45 nga Florentina Hoti 09.07.2026 19:45 Tash e 6 muaj, një rrjedhje e ujit pikërisht në gypin kryesor të ujësjellësit të një ndërtese në rrugën “Besëlidhja” në Dardani të Prishtinës, po vazhdon të ua mbushë bodrumet me ujë banorëve. 51-vjeçari Argjend Osmani, i cili jeton në këtë ndërtesë, thotë se edhe pse po e pastrojnë nga uji bodrumin, brenda minutave sasia po rritet sërish. Karrocat e fëmijëve e shumë gjëra të tjera të banorëve që supozohej të qëndronin të sigurta në bodrumet e banesës, po shkatërrohen nga uji i grumbulluar aty. Osmani për KIKS Kosovën tha se nga rrjedhja e pandërprerë e ujit, në bodrum e në pusetën hyrëse të ndërtesës, po kundërmon aromë e pakëndshme dhe janë në hall nga insektet. Rrjedhja e pandërprerë e ujit që vjen nga defekti që nuk është rregulluar tash e 6 muaj, 51-vjeçari thotë se ka ulur edhe presionin e ujit dhe ata po e kanë të vështirë të e përdorin me atë intensitet. Një gjë tjetër që i shqetëson banorët e kësaj ndërtese është edhe sasia e ujit që humbet, pasi që rrjedhja nuk ndalet asnjëherë për muaj të tërë. Sipas banorit Emrullah Cej, humbja e ujit nga kjo rrjedhje është shumë e madhe, duke pasur edhe parasysh që është ujë i pijshëm. Me të parë këtë defekt, qysh në ditën e parë, banorët kishin lajmëruar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” që të sanonin problemin, mirëpo një zgjidhje nuk morën kurrë. Sipas Osmanit, për krejt këta muaj KRU-ja ishte disa herë te ndërtesa mirëpo sipas institucionit, përgjegjësia për sanim nuk iu takon atyre. Madje nga KRU-ja u ishte thënë banorëve se mund të vijnë të e rregullojnë vetëm nëse ata bëjnë thyerjen e pjesës ku do sanohet problemi. Në anën tjetër, përgjegjësinë nga supet po e heq edhe Ndërmarrja Publike Banesore. Osmani për KIKS-in tha se nga NPB po iu thonë se problemi qëndron në korridor andaj nuk iu takon atyre të e rregullojnë. Banori i kësaj ndërtese tha se institucionet po hedhin fajin tek njëri-tjetri mirëpo një zgjidhje nuk po u bëhet, ani pse ka kaluar gjysmë viti. Në një bisedë telefonike, banori Emrullah Cej u bën thirrje institucioneve që të bëhet një zgjidhje sepse sipas tij, kjo tanimë është edhe një çështje humane e jo vetëm institucionale. Ani pse banorët rrëfejnë se kanë njoftuar NPB-në disa herë, në një përgjigje më shkrim për KIKS-in, nga ky institucion mohojnë të jenë në dijeni për këtë problem. Sipas tyre, veprime ata ndërmarrin vetëm kur ankesat iu adresohen në mënyrë zyrtare e prandaj edhe problemi është ende evident, në mungesë të ankesës zyrtare në sistem. Në anën tjetër, në një intervistë për KIKS Kosovën, zëdhënësja e KRU-së Arjeta Mjeku tha se sanimi i atij problemi nuk qëndron nën petkun e kësaj kompanie. Sipas saj, kompetencat e institucionit fillojnë nga fabrika e deri tek orëmatësi dhe çdo problem tjetër dhe rregullimi i tij i takon konsumatorit e kontraktorëve të tij. Ndiqni në vijim kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova për këtë çështje: Ndiqni emisionin e plotë: