Vala e nxehtësisë, mbi 5 mijë vdekje në Gjermani NULL NULL 09.07.2026 20:27 09.07.2026 20:27 Gjermania ka regjistruar rreth 5 mijë e 120 vdekje të lidhura me nxehtësinë deri më tani këtë vit, shumica e tyre në fund të qershorit kur temperaturat mesatare javore tejkaluan shumë 20 gradë Celsius, tha të enjten Instituti Robert Koch (RKI) për shëndetin publik. Shumica e vdekjeve – rreth 4 mijë e 270 – ishin midis njerëzve të moshës 75 vjeç e lart, tha RKI në një raport javor, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Më shumë gra vdiqën sesa burra, kryesisht sepse ato përbëjnë një pjesë më të lartë të personave shumë të moshuar. Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus i BE-së tha në një buletin të enjten se Evropa Perëndimore kishte përjetuar qershorin e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë me një mesatare prej 20.74 gradësh.