“Le të fillojnë me organizim të protestave” – Për çka e ka fjalën Deda? (VIDEO) NULL NULL 09.07.2026 19:11 09.07.2026 19:11 Opinionisti Ilir Deda ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mungesën e institucioneve stabile në vend. Deda, i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, tha se qytetarët duhet të organizohen që të shfaqin pakënaqësitë e tyre për situatat e krijuara në dy vitet e fundit. Ai tha se presioni qytetar do të bënte politikanët të reflektonin mbi qëndrimet e tyre. “Dilni 40 mijë vetë një javë ditë në Prishtinë e shihni qysh mbushen mend politikanët. Derisa s’ka presion qytetar të tillë, kemi me pasë njëjtë si gjashtë mujorin e kaluar”, tha Deda. Tutje, mungesën e protestave ai e cilësoi si paaftësi të popullit për veprim kolektiv. “Është paaftësia e popullit tonë në kolektiv në liri me funksionu bashkë. Ne po shohim të popujt tjerë në rajon, duhet veprim”, shtoi ai. Për më shumë, ndiqni videon në vazhdim: