Plagosi fqinjin me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë NULL NULL 09.07.2026 20:04 09.07.2026 20:04 Një konflikt mes komshinjve në Korçë ka përfunduar ditën e sotme me një të plagosur, në lagjen numër 14 të qytetit të Korçës. Të dy komshinjtë kanë debatuar më parë për motive banale, ndërsa ditën e sotme jashtë banesave të tyre ata janë përleshur, teksa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke goditur komshiun dy herë, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv. Autori i plagosjes, i identifikuar si G.R rreth 50-vjeç, pas plagosjes ka shkuar në banesë, aty ku është gjetur dhe arrestuar nga policia e Korçës. Paraprakisht, dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. I plagosuri i identifikuar si R.J, rreth 40-vjeç ndodhet në reaminacionin e Spitalit Rajonal të Korçës ku po merr mjekim.