Si e cakton Hëna fillimin e Ramazanit? (VIDEO) NULL NULL 28.02.2025 10:17 28.02.2025 10:17 Foto:BBC Muaji i shenjtë i Ramazanit përcaktohet nga lëvizja e Hënës, pasi kalendari islam funksionon sipas ciklit hënor. Ndryshe nga kalendari diellor që përdoret në Perëndim, ai hënor, i njohur si kalendari hixhri, bazohet në fazat e Hënës, duke bërë që Ramazani të mos nisë gjithmonë në të njëjtën datë çdo vit. Dita e saktë e fillimit të Ramazanit nuk mund të dihet paraprakisht me saktësi absolute, pasi ajo varet nga shikimi i gjysmëhënës së re, një proces që ndryshon nga vendi në vend, njofton Klankosova.tv. Por si ndodh saktësisht ky proces dhe pse datat ndryshojnë çdo vit? Ndiqni materialin e përgatitur nga gazetari “Enis Reçica në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova: