Si do të dalë Shqipëria në Eurovision? (VIDEO) NULL NULL 09.05.2016 23:11 09.05.2016 23:11 Në garën e këngës në festivalin evropian, tash e 12 vjet me radhë merr pjesë edhe Shqipëria. Suksesi më i madh që është arritur nga Shqipëria deri më tash, është me këngëtaren Rrona Nishliu në vitin 2012, e cila arriti që të zërë vendin e pestë, ndërsa sukses ka pasur edhe Anjeza Shahini, që ishte e para këngëtare që përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong”. Këtë vit, shqiptarët do t’i përfaqësojë Eneda Tarifa me këngën “Përralla”, apo “Fairytale”. Në emisionin “Nd’rrimi i Natës” me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, është diskutuar për festivalin e Eurovizionit. Çka i duhet një kënge që të ketë sukses në këtë festival, si shkon votimi atje, çfarë duhet të bëjë një këngëtar që të arrijë suksese, kur pritet që Kosova të marrë pjesë në këtë festival dhe si duhet organizuar festivali që e përzgjedhë këngën përfaqësuese nga Kosova në këtë garë, janë disa nga pikëpyetjet që janë shtruar gjatë emisionit. Ndiqeni të plotë emisionin në linkun më poshtë: