Si baba, si djali – Lulzimi u bë Adem (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 07.03.2023 20:21 nga Flamur Gajtani 07.03.2023 20:21 Lulzim Jashari është djali i komandantit legjendar, Adem Jasharit. Pos mbiemrit të njëjtë, ajo që bie në sy është edhe ngjashmëria shumë e madhe e tij me të atin, çka u ka rënë në sy edhe vizitorëve që këtë 7 mars shkuan në odën e Jasharëve në Prekaz. Mallin e komandantit ata thonë se po ua heq, i biri i tij, që nuk preferon shumë paraqitjet publike. Një shpjegim më të hollësishëm për këtë e ka një profesor i kësaj ane që thotë se kjo bazohet në gjenetikën e familjes. Për vizitorët që edhe këtë përvjetor po vizitonin kullat e Jasharëve, ky ngjasim është krenari. Të tjerë ka që mendojnë se pamja thuajse identike e Lulit me Ademin vjen nga perëndia./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS