Shumë aksidente në 24 orë, çka po ndodh me rrugët në Ferizaj (VIDEO) NULL NULL 09.01.2025 09:40 09.01.2025 09:40 Foto ilustruese e aksidentit të trafikut. Me fillimin e vitit të ri, Ferizaj është përballur me një valë shqetësuese aksidentesh rrugore. Brenda një jave janë raportuar mbi 100 aksidente, disa prej të cilave kanë ndodhur në intervale të shkurtra kohore, njofton Klankosova.tv. Shkaqet kryesore dyshohet të jenë kushtet atmosferike të pafavorshme, trafiku i rënduar për shkak të ardhjes së mërgimtarëve dhe lëvizjet e shumta për festat e fundvitit. Megjithatë, edhe pas largimit të mërgimtarëve dhe uljes së fluksit në rrugë, aksidentet nuk kanë ndalur, raporton gazetarja Qliresa Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Policia ka intensifikuar masat, duke vendosur një numër të madh gjobash gjatë ditëve të fundit, për të disiplinuar shoferët dhe për të ulur numrin e aksidenteve. Megjithatë, situata mbetet alarmante, duke ngritur pyetje për sigurinë rrugore dhe nevojën për ndërhyrje të mëtejshme në infrastrukturë dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve. Ndiqeni raportimin e plotë, në linkun e videos në vijim: