Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtyhet sërish seanca ndaj Berishës, ja kur mbahet e radhës

NULL NULL
06.03.2025 14:49
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Është shtyrë sërish seanca paraprake për Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka njoftuar se seanca për dosjen “Partizani” u shty për më 13 mars, raporton Euronews.al.

Gjatë kësaj seance, mbetet për t’u bërë mbrojtja dhe do të diskutohet nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.

Berisha, kreu i Partisë Demokratike është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ai është i detyruar të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme çdo të hënë të javës së parë dhe të tretë të çdo muaji.

lajme të ngjashme