Shtyhet gjyqi special ndaj ish-krerëve të UÇK-së, procesi rinis më 12 qershor NULL NULL 23.05.2023 16:06 23.05.2023 16:06 Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, është shtyrë. Sipas një njoftimi nga Specialja, gjyqi do rifillojë të hënën e 12 qershorit në ora 09.00, transmeton klankosova.tv. Ky zhvillim vjen pasi edhe dëgjimi i dëshmitarit të tetë në Dhomat e Specializuara, është pezulluar, që i njëjti ishte paraparë të mbahej më 24 maj. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.