Shtretërit në QKUK, ministri Vitia debaton me deputeten Kadrijaj pas akuzave të saj NULL NULL 10.04.2026 13:03 10.04.2026 13:03 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i është përgjigjur kritikave të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj rreth shtretërve në Klinikën Emergjente dhe materialeve në Kirurgjinë Invazive. Vitia tha se në Klinikën Emergjente janë 25 shtretër, teksa siç deklaroi tutje numri është shtuar me renovimin e fundit, raporton KlanKosova.tv. “E para, katër krevate në Klinikën Emergjente. Zonja Time nuk di kur keni qenë për herë të fundit, por në Klinikën Emergjente janë 25 krevate me renovimin e Emergjencës është shtuar numri i krevateve dhe të thuash janë 4 kur janë 25, sinqerisht jo vetëm dezinformim, por dezinformim kardinal”, tha ai. Tutje, ai mohoi deklarimet e deputetes se në Kirurgjinë Invazive, materialet përdoren më shumë se një herë për pacientët që marrin shërbime aty. “Thuhet që materialet në Kirurgjinë Invazive përdoren 2 ose 3 herë për pacientë, në anën tjetër deputetja thotë se nuk dua t’i sulmojë mjekët. Mjekët nuk guxojnë dhe e dinë shumë mirë si përdoren këto materiale, nëse keni fakte të tilla u kisha lut, që këto materiale t’i dërgoni në Prokurori e pastaj në sallën e Kuvendit, ku do skuqesha nëse ka ndodhë një gjë e tillë”, shtoi ai.