Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtrenjtimi i rrymës, Gërxhaliu: Qytetarët po mbijetojnë me kredi për konsum (VIDEO)

NULL NULL
29.03.2023 18:30
Safet Gerxhaliu

Zyra e Rregullatorit për Energji më 23 mars ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti dhe do të vazhdojë deri në mars të vitit të ardhshëm.

Por, sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, kjo do të jetë ngarkesë shtesë për qytetarët.

Gërxhaliu tha në Info Magazine në Klan Kosova, se qytetarët po mbijetojnë falë kredive.

“Sot në Kosovë 430 milionë euro para janë të shpenzuar nga overdraftet (mbitërheqjet) e kartelave, 48 për qind e kredive janë për konsum. Dhe po e shihni që qytetarët po e mbajnë konsumin falë kredive. Prandaj duke i parë këto rrethana, duhet të kemi më tepër solidarizim me qytetarët dhe duhet të mendohet më tepër për qytetarët”, tha Gërxhaliu.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme