Shtime: Një person shpallet në kërkim për kanosje ndaj kryesuesit të një vendvotimi NULL NULL 12.10.2025 17:32 12.10.2025 17:32 Një incident në Shtime po trajtohet nga policia, meqë në shkollën ‘’Naim Frashëri’’, dyshohet që në dhomën e votimit të ketë hyrë një person duke kanosur kryesuesin. I dyshuari, B. V., është identifikuar dhe hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet, ka bërë të ditur për Klan Kosovën, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për “Pengim në procesin e votimit”, ndërsa B. V. është shpallur në kërkim policor. ”Sot, rreth orës 15:40 në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B. V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ” Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”.