Shtetit i kërkohet që të mos i vihet afat aplikimit të viktimave të dhunës seksuale (VIDEO) NULL NULL 15.07.2023 20:38 15.07.2023 20:38 Nga: Drin Demiri Kërkesa u shkuan shpesh, por ato si patën parasysh kur votuan të hënën. 69 deputetë i dhanë dritën e gjelbër shtyrjes për dy vjet, me mundësi edhe për po kaq të tjera, për njohjen e statusit për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit, raporton Klan Kosova. Shoqëria civile propozoi që këtij procesi të mos i vendoset kufizim kohor. Sipas tyre, kjo ndikon negativisht në aplikimin e viktimave, dhe mund t’i demotivojë ata. Këta marrin shembull Bosnje e Hercegovinën, e cila nuk ka vendosur një afat aplikimi. Kjo praktikë iu dëshmua edhe institucioneve, por kjo s’ua ndryshoi mendjen. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.