Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shteti Islamik lavdëron sulmin në sallën e koncerteve në Moskë

NULL NULL
28.03.2024 19:41
Sulmi në sallën e koncerteve në Moskë
Sulmi në sallën e koncerteve në Moskë; Foto: Arkiv

Shteti Islamik lavdëron sulmin në sallën e koncerteve në Moskë në një mesazh të regjistruar

Një zëdhënës i Shtetit Islamik ka lavdëruar sulmin vdekjeprurës të grupit në sallën e koncerteve në Moskë.

Ai e bëri këtë me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social,Telegram.

Sulmuesit hynë në sallën e  Crocus në Moskë javën e kaluar, duke vrarë 143 persona dhe duke i vënë zjarrin lokalit.

Një fraksion i grupit të Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për masakrën menjëherë pas sulmit.

Megjithatë, zyrtarët rusë, përfshirë Vladimir Putinin, kanë pohuar vazhdimisht se Ukraina dhe Perëndimi kanë luajtur një rol për këtë sulm.

Më herët sot, Komiteti Hetues Rus pretendoi se kishte mbledhur prova se personat e armatosur ishin të lidhur me “nacionalistët ukrainas”.

Ukraina ka mohuar prerazi se kishte ndonjë lidhje me sulmin, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme