Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shteti i Paraguait shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë

NULL NULL
30.06.2026 10:37
Paraguai

Paraguai ka regjistruar një nga befasitë më të mëdha të Kupës së Botës 2026, pasi eliminoi Gjermaninë në fazën e 1/16 së finales me rezultat 1-1, duke triumfuar 4-3 pas ekzekutimit të penalltive.

Përfaqësuesja paraguaiane është bërë kështu skuadra e parë në histori që arrin ta mposhtë Gjermaninë në një seri penalltish në kuadër të një ndeshjeje të Kupës së Botës, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit të vendit, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë pas këtij suksesi të madh, presidenti i Paraguait, Santiago Pena Palacios, ka bërë një njoftim të veçantë për qytetarët e tij, duke e shpallur ditën e martë, 30 qershor 2026, festë kombëtare.

Sipas tij, vendimi është marrë për të festuar këtë triumf historik ndaj Gjermanisë dhe për të nderuar paraqitjen e jashtëzakonshme të kombëtares.

“Paraguai nuk dorëzohet kurrë! Festë, për hir të Zotit!!”, ka shkruar presidenti në një postim në rrjetet sociale.

Fitorja ka shkaktuar festime të mëdha në gjithë vendin, ndërsa Paraguai vazhdon rrugëtimin e tij në Kupën e Botës 2026, duke u kualifikuar në fazën e 1/8 së finales.

lajme të ngjashme