“Shteti i Kosovës nuk ka dhënë garancë të mjaftueshme që ish-krerët e UÇK-së mund të mbrohen në liri” NULL NULL 18.03.2025 18:54 18.03.2025 18:54 Avokati Naim Rudari ka thënë që shteti i Kosovës nuk ka dhënë garanci që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të mbrohen në liri. “Kur ka qenë në shqyrtim e sipër mundësia për të ndërprerë masën e paraburgimit është kërkuar garancë nga shteti i Kosovës dhe nga një shtet tjetër i tretë, dhe se shteti i Kosovës nuk ka qenë gjendje që të japë garancë dhe të sigurojë për t’u mbrojtur në liri”, ka thënë Rudari në DPT Te Fidani në Klan Kosova. “Publikisht, shteti i Kosovës nuk ka dhënë garancë të mjaftueshme që ‘po’ ata mund të mbrohen në liri, dhe se shteti i Kosovës do të ishte garancë që ata kurdo që ka nevojë të sillen atje apo edhe të mbikëqyrë cilëndo masë që do të duhej të aplikonin në këtë rast Dhomat e Specializuara”. Edhe tani, edhe në vazhdimësi, nuk është tregu gatishmëri edhe për t’i vizituar, edhe për të parë atje se kushtet e paraburgimit atje dhe se si po zhvillohet procedura, nuk ka qenë e mjaftueshme”.